
Xhamia e Oensingenit mbledh mbi 1 milion franga për ndërtimin e xhamisë së re
OENSINGEN, ZVICËR – Në një manifestim madhështor të mbajtur mbrëmjen e së shtunës, xhamia e Oensingenit arriti të mbledhë mbi 1 milion franga zvicerane për ndërtimin e xhamisë së re.
Ky rezultat i jashtëzakonshëm përbën një dëshmi të fuqishme të unitetit, solidaritetit dhe përkushtimit të komunitetit mysliman, i cili me zemërgjerësi dhe mbështetje të madhe u bashkua rreth këtij projekti të rëndësishëm.
Manifestimi u shndërrua në një moment të veçantë të bashkimit dhe solidaritetit, duke dëshmuar se kur besimtarët bashkohen për një qëllim të përbashkët, mund të realizojnë projekte madhështore në shërbim të fesë dhe komunitetit.