
Nis aplikimi për Maturën Shtetërore, rreth 20 mijë maturantë para provimit final
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 12 qershor 2026.
Ministria u ka bërë thirrje të gjithë maturantëve që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave personale dhe shkollore gjatë procesit të regjistrimit.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 20 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen testit të Maturës Shtetërore këtë vit, i cili përbën një nga hapat kryesorë të përfundimit të shkollimit parauniversitar.