
Ndërron jetë gjatë namazit të Bajramit Haxhi Shefki Latifi në xhaminë e fshatit Kmetoc
Një person ka ndërruar jetë sot gjatë përgatitjeve dhe faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhaminë e fshatit Kmetoc.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, duke njoftuar edhe rrethanat e ngjarjes.
Haxhi Shefki Latifi ka ndërruar jetë gjatë faljes së namazit të Bajramit, brenda ambienteve të xhamisë në Kmetoc.
Ai përkujtohet si besimtar i devotshëm dhe person i lidhur ngushtë me xhaminë, ndërsa familjarët theksojnë se ai u nda nga jeta në vendin që e frekuentonte me përkushtim.