
Arrestohet shqiptari në Gjermani, qëndroi 11 vjet në këtë shtet me identitet fals
Policia Federale në Rosenheim ka arrestuar një shtetas shqiptar 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka jetuar për rreth 11 vite në Gjermani duke përdorur një identitet të falsifikuar grek.
Sipas autoriteteve gjermane, ai u ndalua gjatë një kontrolli në një tren ndërkombëtar që udhëtonte nga Verona, ku kishte paraqitur një kartë identiteti greke që më pas u konstatua si e falsifikuar.
Pas verifikimeve të gjurmëve të gishtërinjve, u konfirmua se bëhej fjalë për një shtetas shqiptar, i cili kishte hyrë në Gjermani pas refuzimit të kërkesës për azil dhe që nga viti 2015 kishte përdorur identitet të rremë për të jetuar dhe punuar në Bavari.
Autoritetet gjermane kanë ngritur akuza ndaj tij për qëndrim të paligjshëm, tentativë hyrjeje të paligjshme dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa i është vendosur edhe ndalim hyrjeje në vend për katër vjet.