
Aksioni i Policisë, Doganës dhe ATK-së – këto janë argjendaritë që u bastisën në Prizren
Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës është zhvilluar sot në Prizren, ku cak i kontrollit kanë qenë disa argjendari, raporton Sinjali.
Sipas informacioneve të para të siguruara nga, aksioni është realizuar në kuadër të verifikimeve për veprimtarinë tregtare dhe dokumentacionin përkatës.
Burimet e bëjnë me dije se gjatë operacionit janë bastisur argjendaria “Gazmendi”, argjendaria “Te Zefi” në dy lokale të ndryshme, si dhe argjendaria “Nushi”.
Nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar apo mall të sekuestruar, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të aksionit.