[There are no radio stations in the database]

Trepça rikthen normalitetin pas ndërprerjes së rrymës, rifillojnë aktivitetet operative

Ndërmarrja “Trepça Sh.A.” ka njoftuar se gjendja në njësinë e saj biznesore është kthyer në normalitet, pas ndërprerjes së përkohshme të energjisë elektrike që kishte ndikuar në proceset e punës.

Sipas njoftimit zyrtar, pas angazhimit të ekipeve teknike dhe institucioneve relevante, furnizimi me energji është stabilizuar dhe punonjësit kanë rifilluar punën sipas proceseve të rregullta operative.

Megjithatë, ndërmarrja ka bërë të ditur se në Horizontin XI dera e sigurisë mbetet ende e mbyllur për shkak të akumulimit të ujit, ndërsa aktivitetet aty do të rifillojnë sapo të krijohen kushtet e sigurta për punë.

“Trepça” ka falënderuar institucionet e sigurisë, KOSTT-in, KEDS-in, zjarrfikësit, ekipet emergjente dhe stafin teknik për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit.

Po ashtu, është vlerësuar edhe mbështetja e Ministrisë së Ekonomisë për ndjekjen dhe menaxhimin e situatës gjatë ndërprerjes së energjisë.


[There are no radio stations in the database]