
Punimet në Xhaminë Haxhi Veseli në Mitrovicë po avancojnë me ritme të shpejta
Punimet në ndërtimin e Xhamisë Haxhi Veseli në Mitrovicë po vazhdojnë me ritme të shpejta dhe sipas dinamikës së paraparë, duke shënuar përparim të dukshëm nga dita në ditë. Objekti po merr gjithnjë e më shumë formë, duke reflektuar përkushtimin dhe angazhimin e të gjithë atyre që janë të përfshirë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin.
Xhamia pritet të shndërrohet në një hapësirë të veçantë shpirtërore dhe shoqërore, që do t’i shërbejë besimtarëve dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve brenda komunitetit. Ky projekt përfaqëson jo vetëm një investim në infrastrukturë, por edhe një vizion për të ardhmen dhe për brezat që do të vijnë.
Pamja e sotme e xhamisë dëshmon për ecurinë e suksesshme të punimeve dhe përkushtimin e vazhdueshëm për ta sjellë këtë objekt sa më pranë përfundimit. /Rtv Pendimi/