[There are no radio stations in the database]

ELMIRA ELMAZI drejt titullit Hafize e Kur’anit

Sot, më 26 dhjetor 2025, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së BFI Tetovë, i përbërë nga hafiz Ismail Nuhiu, hafiz Emin ef. Beadini dhe hafize Eliza Emini, mbajti seancën e parë të provimit të hifzit për kandidaten Elmira Elmazi, e cila e realizoi mësimin-memorizimin e Kur’anit Fisnik nën kujdesin e muhafidhit Abdurahman ef. Asllani

Në ditët në vijim do të mbahen edhe 2 seanca dëgjimore të memorizimit të Kur’anit Fisnik.
Provimi përbëhet nga tre seanca të veçanta dëgjimore.

Urojmë që All-llahu xh.sh t’ia lehtësojë dhe t’i dhurojë sukses të plotë kandidaten në përfundimin e provimit për titullin e lartë “Hafize e Kur’anit Fisnik”.


[There are no radio stations in the database]