[There are no radio stations in the database]

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në fund të muajit maj kanë marrë informacione për veprime specifike të Serbisë në kufij me Kosovën.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se këto informacione i ka marrë nga organet e sigurisë të cilat i ka ndarë edhe me aleatët.

“Kam deklaruar se Serbia ka pas qëllim dhe ka qëllim që të destabilizojë situatën në Kosovës. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme. Më konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufij me Kosovën. Pa këtyre informatave kam pas takime me organet e sigurisë që më raportojnë, si presidente jemi siguruar që çdo institucion ka mobilizimin e duhur për sigurinë e vendit”, ka thënë Osmani, raporton teve1.info.

Ajo duke komentuar deklaratën e presidentit serb se janë të interesuar për paqe, ka thënë se kjo është vazhdimësi e propagandës.

“Gënjeshtar e Serbisë se nuk ndërmerr hapa destabilizues janë pjesë e propagandës së vazhdueshme. Siç e dini, deklarata të tilla kanë dhënë edhe para sulmit në Banjskë dhe në kanalin e Iber Lepencit”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka thënë se qytetar nuk kanë aryse të shqetësohen, pavërsisht siç ka thënë ajo përpjekjeve të Serbisë për destabilizim të Kosovës.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump në disa raste kohëve të fundit ka përmendur se ka ndaluar një “sulm të Serbisë ndaj Kosovës”.


[There are no radio stations in the database]