
Irani: Baza amerikane në Katar u shkatërrua
Irani njoftoi se në përgjigje të sulmit amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit, filloi sulm me raketa ndaj bazës ajrore amerikane “Al-Udeid” në Katar dhe se baza është “shkatërruar”, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Sekretariatit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit thuhet se “Në përgjigje të veprimit agresiv dhe arrogant të SHBA-së kundër objekteve bërthamore të Iranit, baza ajrore Amerikane ‘Al-Udeid’ në Katar u shkatërrua disa orë më parë nga forcat e fuqishme të armatosura të Iranit”.
– Tre raketa të Iranit goditën bazën amerikane në Katar
“Deri më tani, tre raketa kanë goditur bazën Al-Udeid”, thuhet në lajme.
Deklarata thekson se numri i raketave të përdorura në sulm është i njëjtë me numrin e bombave të përdorura nga SHBA-ja në sulmin e saj ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Baza ndodhej larg objekteve dhe zonave të banuara në Katar dhe asnjë zonë jashtë bazës nuk u dëmtua, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se “Ky veprim nuk përbën asnjë rrezik për vendin tonë miqësor dhe vëllazëror Katarin dhe popullin e tij fisnik dhe se Irani është i vendosur të ruajë marrëdhëniet e tij të sinqerta dhe historike me Katarin”.