
Haxhilerët kosovarë priten në vendlindje me lule e lutje për haxh të pranuar në vendet e shenjta
Në Aeroportin e Prishtinës nga vendet e shenjta islame kanë arritur 473 haxhilerë të Kosovës. Me fytyra të buzëqeshura dhe me lot gëzimi në sy, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, familjarë të shumtë kanë përqafuar më të dashurit e tyre pas përfundimit me sukses të haxhit.
Haxhilerët kosovarë priten ne vendlindje me lule e lutje për haxh të pranuar në vendet e shenjta.
Sytë i kanë në portën e arritjes.
Ardhjen e tyre nga vendet e shenjta, familjarët e pritën me duartrokitje e buqeta me lule.
Me shtrëngim duarsh, atyre po iu urojnë haxh të pranuar.
Në aeroportin “Adem Jashari” të hënën u shtuan edhe përqafimet.
Për Menderes Dërmakun, kënaqësia më e madhe është shkuarja në haxh.
Ai ka një porosi për të gjithë besimtarët që e kanë synim këtë rrugëtim jetësor.
Të njëjtën ndjesi gjatë qëndrimit në Meke e Medine e pati edhe Ibrahim Ismaili.
E këta haxhilerë patën udhëheqës nga Bashkësia Islame e Kosovës për secilin rajon.Udhëheqësi i haxhilerëve të rajonit të Kamenicës thotë se grupi i tij kanë qenë pa asnjë problem shëndetësor.
Dërrmaku që ka qenë 6 herë në këtë vend thotë se dëshira për ta vizituar nuk zbehet asnjëherë.
Mirëpo gjashtë herë më shumë se Dërmaku ka qenë udhëheqësi i rajonit të Zhurit, Afrim Memaj.
Memaj tregoi edhe rastet kur haxhilerët janë përballur me vështirësi, mirëpo ia kanë dalë.
Të hënën në mesditë nga vendet e shenjta erdhën 473 haxhilerë nga komunat e Prizrenit, Malishevës, Skenderajt, Drenasit, Kamenicës, Suharekës, Podujevës, Lipjanit dhe Rahovecit.
Ndërkaq, sonte në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme, pritet kthimi edhe i grupeve të tjera të haxhilerëve.