
Serbia ndalon ish-policin e NjSO-së, e dërgon në mbajtje
Avokati kosovar, Arianit Koci ka thënë se qytetarët e Kosovës po ndalohen dhe po arrestohen në Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka shkruar se ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), Arbnor Spahiu, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
Sipas Kocit, edhe pse ka tri vite që nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, Spahiu është marrë në pyetje për rastin “Banjska”.
“Përsëris: nuk ka qenë duke punuar në polici në atë kohë. Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar”, ka shkruar Koci, raporton IndeksOnline.
Koci ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Jasthme dhe Zyra Ndërlidhës e Kosovës në Beograd.
“Heshtja e sotme e nxit Serbinë të vazhdojë me ndalime të tjera. Dhe asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të përballet i vetëm me një padrejtësi të tillë”, ka shkruar Koci.