Sierra Leone, shkon në 144 numri i të vdekurve nga shpërthimi i cisternës së karburantit

Sierra Leone, shkon në 144 numri i të vdekurve nga shpërthimi i cisternës së karburantit

Numri i personave që humbën jetën nga shpërthimi i një cisterne karburanti më 5 nëntor në Freetown, kryeqytetin e Sierra Leones, është rritur në 144, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë, 13 nga të plagosurit në rajonin Wellington në lindje të Freetown, kanë humbur jetën.

Me këtë numri i të vdekurve ka shkuar në 144, ndërsa ende vazhdon trajtimi i 57 persona prej të cilëve 11 në gjendje kritike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte dërguar 6m6 tonë produkte mjekësore emergjente në Sierra Leonen për ndërhyrje ndaj të plagosurve në aksident.

Në shpërthimin e ndodhur më 5 nëntor në Freetown si pasojë e përplasjes së një cisterne me karburant me një automjet tjetër, së fundmi ishte njoftuar për humbjen e jetëve të 131 personave.

Në kujtim të atyre që humbën jetën në aksident u shpall 3 ditë zie.