44 besimtarë nga Kosova kryen umren

44 besimtarë nga Kosova kryen umren

Nën organizimin e Drejtorisë së Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, 44 besimtarë nga Kosova kanë kryer me sukses umren. Besimtarë të grupmoshave të ndryshme u nisën më 6 tetor, ndërsa u kthyen këtë të diele, më 16 tetor.

Besimtarët kryen dy herë umren gjatë këtij rrugëtimi si dhe vizituan vende historike shenjta islame, duke falur namaze në Qabe, në xhaminë e Pejgamberit dhe vende të tjera.

Besimtarët nga Kosova i filluan vizitat në Kodrën e Uhudit, te Xhamia Kibletejni dhe te Xhamia Kuba, ndërsa të nesërmen më 10 tetor ata u nisën për në Meke. Të martën e 11 tetorit besimtarët nga Kosova, kryen për herë të parë umren, ndërsa të nesërmen vizituan: Arafatin, Muzdelifen, Minan, si dhe kodrat Thevr dhe Nur.

Të enjten, besimtarët nga Kosova përfunduan edhe umren e dytë me sukses gjatë këtij rrugëtimi 10 ditorë. Përveç organizimit të haxhit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, organizon rregullisht kryerjen e umres për besimtarët e vendit. Organizime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, për besimtarë që duan t’i vizitojnë këto vende.