8questions_blog1-690x380

22 pyetjet që ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit

Teknologjia e ka bërë jetën tonë të përditshme shumë më të shpejtë.Dhe me gjithë dinamikën e jetës, është e rëndësishme që ti jepni vetes pak kohë për të pushuar dhe të reflektoni për botën që ju rrethon, transmeton Klan Kosova.

1.Cila është më e keqe, të dështosh apo të mos e provosh?

2.Kur gjithçka është thënë dhe bërë, a do të kishe thënë më shumë se sa të  bësh më shumë?

3.Cila është gjëja që do ta ndryshoje në botë?

4.A po e bën atë në të cilën beson, apo po bën kompromise?

5.Deri në çfarë mase e ke kontrolluar drejtimin që ka marrë jeta jote?

6.A je më e shqetësuar për ti bërë gjërat në drejtimin e duhur, apo për ti bërë gjërat e duhura?

7.Nëse do të mund ti ofroje një të sapolinduri vetëm një këshillë, cila do të ishte?

8.A do ta thyeje ligjin për dikë që e don?

9.A ke parë ndonjëherë çmenduri që është kthyer më vonë në kreativitet?

10.Çka ju veçon nga të tjerët?

11.Pse gjërat që ty të bëjnë të lumtur, nuk i bëjnë të gjithë të lumtur?

12.Cili është veprimi që dëshiron ta bësh por nuk e ke bërë akoma, çka po të ndalon?

13.A e shtyp pullën në ashensor më shumë se njëherë? Nëse po, a beson se kjo e bën ashensorin më të shpejtë?

14.Nëse të gjithë që i njeh do të vdisnin nesër, kë do të vizitoje sot?

15.A je shoku/shoqja që ti do të doje të kishe?

16.A do të pranoje që ti humbje krejt kujtimet e vjetra apo të mos jesh në gjendje të krijosh të reja?

17.A është e mundur që ta dish të vërtetën pa e sfiduar fillimisht?

18.A do të ishit të gatshëm ti zvogëlonit 10 vite jetë në këmbim të të qenit super atraktivë ose të famshëm?

19.Në cilën periudhë të të kaluarës tënde je ndjerë se je më gjallë dhe më me pasion?

20.Çka do të bëje ndryshe nëse e din se askush nuk të gjykon?

21.Cila është hera e fundit që e ke dëgjuar frymëmarrjen tënde?

22. Sa vjeçar do të ishe, po të mos e dije sa vjeçar je?