
15-vjeçari humb dorën gjatë protestave në Francë, përplasje mes nxënësve dhe policisë –
Një 15-vjeçar ka humbur dorën gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve pranë një shkolle në Lens të Francës, ndërsa protestat e nxënësve po përhapen në të gjithë vendin.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes dhe është cilësuar si “shumë serioze” nga prefekti i Pas-de-Calais, François-Xavier Lauch.
Sipas tij, jeta e adoleshentit nuk është në rrezik dhe ai është dërguar për trajtim në një spital aty pranë.
BBC raporton se rreth 500 shkolla në Francë janë mbyllur pjesërisht ose plotësisht, në kuadër të protestave për kushtet në shkolla, gjendjen e objekteve dhe mungesën e stafit.
Për mënyrën se si 15-vjeçari e pësoi lëndimin, mediat franceze kanë raportuar versione të ndryshme. “La Voix du Nord” shkruan se ai e kishte marrë një granatë trullosëse të policisë, e cila më pas shpërtheu.
Kryetari i Lensit, Sylvain Robert, ka thënë se rrethanat e incidentit duhet të sqarohen përmes hetimeve.
Protestat e nxënësve kanë vazhduar prej ditësh në qytete të ndryshme të Francës dhe janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë.