[There are no radio stations in the database]

Xhamia Diaspora: Nënshkruhet me sukses kontrata për blerjen e tokës ku do të ndërtohet xhamia

Me gëzim të madh ju njoftojmë se është finalizuar me sukses nënshkrimi i kontratës për blerjen e tokës ku do të ndërtohet xhamia jonë. Ky është një moment historik për komunitetin tonë dhe një hap vendimtar drejt ndërtimit të një shtëpie të përbashkët të besimit, edukimit dhe bashkimit.

Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar me zemër në këtë rrugëtim – Zoti ju shpërbleftë të gjithëve!

Shikoni më poshtë momentin emocionues të nënshkrimit dhe ndarjen e këtij lajmi para xhematit tonë të dashur.

#XhamiaDiaspora #BashkëPërBesimin #NjëHapMadhështor

‼️NJOFTIM MADHËSHTOR‼️

Të dashur vëllezër dhe motra,

Me zemra plot mirënjohje ju njoftojmë se, falë Zotit dhe pastaj angazhimit tuaj, kemi nënshkruar me sukses kontratën për blerjen e tokës ku do të ndërtohet xhamia jonë.
Kontrata është finalizuar dhe çdo gjë ka përfunduar me sukses.

Ky moment shënon një hap të madh dhe shumë të rëndësishëm për komunitetin tonë. Tani na mbetet vetëm të fillojmë me ndërtimin e xhamisë – një vend i shenjtë që do të jetë shtëpi besimi, edukimi dhe bashkimi për ne dhe për brezat që do të vijnë.

Ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush që ka kontribuar në këtë kauzë – me ndihmë materiale, shpirtërore apo morale.
Zoti ju shpërbleftë me të mira të pafundme!

Xhamia Diaspora

Më poshtë është momenti historik i nënshkrimit të kontratës dhe prezantimi i lajmit para xhematit tonë të dashur, i cili e priti këtë lajm me mall, gëzim dhe mirënjohje të thellë. Një hap madhështor drejt ndërtimit të shtëpisë sonë të përbashkët të besimit.


[There are no radio stations in the database]