
Vidhet arka e bamirësisë në xhaminë e Mirashit, hajnat dëmtojnë edhe kamerat
Një vjedhje e rëndë është regjistruar në fshatin Mirash të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një objekt fetar dhe kanë marrë arkën e bamirësisë.
Ngjarja është zbuluar rreth orës 13:00, kur imami i xhamisë ka shkuar në objekt dhe ka vërejtur se dera ishte hapur me forcë.
Siç mëson , të dyshuarit kanë hyrë brenda xhamisë dhe kanë marrë “Arkën e Bamirësisë”, ndërsa njëkohësisht kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë, duke tentuar të zhdukin gjurmët.
Sipas deklarimit të imamit, nuk dihet saktësisht shuma e parave që ndodheshin në arkë, ndërsa dëmet materiale përfshijnë arkën dhe pajisjet e kamerave në vlerë rreth 170 euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimet e stacionit, të cilat kanë nisur procedurat për identifikimin e autorëve.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Rasti është në hetim.