
Veturë për Xhaminë e Bardhoshit
Xhamia e Bardhoshit sot pranoi një donacion shumë të veçantë. Xhematliu i nderuar, Milaim Zeka, së bashku me djemtë e tij, dhuruan një veturë të tipit “Caddy Maxi” për nevojat e xhamisë.
Ky donacion është bërë si sadaka rrjedhëse për shpirtin e babait të tyre, Haxhi Shabanit, i cili gjatë jetës së tij i deshi dhe kontribuoi shumë për xhamitë.
Këshilli i Xhamisë së Bardhoshit falënderon familjen Zeka për këtë kontribut të vlefshëm, duke lutur Zotin që t’i shpërblejë me të mirat e Tij dhe t’ua pranojë sadakanë rrjedhëse për babanë e tyre, ashtu siç e kanë pasur qëllimin.
Xhamia e Bardhoshit përkujdeset për dhjetëra familje me jetimë dhe në nevojë, si dhe ka mbi 150 nxënës që ndjekin mësime dhe aktivitete të ndryshme. Po ashtu organizohen shumë aktivitete sociale dhe humanitare. Për këtë arsye, kjo veturë ishte shumë e nevojshme dhe e mirëpritur, dhe shpresohet se do t’i shërbejë për një kohë të gjatë xhamisë dhe komunitetit.