Rtv Pendimi

UNICEF: 47 fëmijë të vdekur ose të plagosur si pasojë e luftës në Jemen në dy muajt e parë të vitit

UNICEF: 47 fëmijë të vdekur ose të plagosur si pasojë e luftës në Jemen në dy muajt e parë të vitit

Përfaqësuesi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Jemen, Philippe Duamelle, njoftoi se gjithsej 47 fëmijë janë plagosur dhe ose kanë vdekur si pasojë e konflikteve në Jemen në muajt janar dhe shkurt të këtij viti, transmton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të UNICEF-it, Duamelle tërhoqi vëmendjen për përshkallëzimin e dhunës këtë vit pas intensifikimit të konfliktit në vitin 2021.

Duke theksuar se si gjithmonë, fëmijët vuajnë më shumë, Duamelle tha se raportet tregojnë se të paktën 47 fëmijë janë vrarë ose plagosur në pjesë të ndryshme të Jemenit në dy muajt e parë të këtij viti.

Përfaqësuesi i UNICEF-it vuri në dukje se që nga fillimi i konfliktit në Jemen, shtatë vjet më parë, OKB-ja ka dokumentuar se 10.200 fëmijë janë vrarë ose plagosur, ndërsa shifrat reale janë shumë më të larta.

Duke u bërë thirrje palëve në konflikt të mbrojnë civilët dhe të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, Duamelle theksoi se ka ardhur koha për një zgjidhje të qëndrueshme politike në mënyrë që jemenasit dhe fëmijët e tyre të jetojnë në paqen që meritojnë.

Jemeni është përfshirë nga lufta që kur rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në vitin 2014 pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.

Dhuna u përshkallëzua më tej një vit më pas, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një fushatë luftarake në mbështetje të qeverisë.

Sipas raporteve të OKB-së, të paktën 377 mijë njerëz kanë humbur jetën në Jemen si pasojë direkte ose indirekte e luftës.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH