[There are no radio stations in the database]

Tre persona humbin jetën dhe rreth 80 të plagosur në një aksident trafiku pranë Sremska Mitrovicës

Tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur pasi një autobus që transportonte punëtorë të kompanisë “Heltcare” u përmbys në rrugën Sremsa Mitrovicë-Jarak në Serbinë veriperëndimore, transmeton Anadolu.

Departamenti i Policisë së Sremska Mitrovicës njoftoi se të plagosurit u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Sremska Mitrovicës për trajtim mjekësor.

Siç raporton agjencia Tanjug, autobusi i kompanisë transportuese “Sirmium Bus” për arsye ende të panjohura doli nga rruga dhe u përmbys.

Ekipet e emergjencës dhe të policisë janë në vendngjarje.


[There are no radio stations in the database]