RTV PENDIMI

Kuriozitete Lajme

Temperatura deri në -50 gradë celsius, ngrin qyteti rus

Disa vendbanime të qytetit Vorkuta në Republikën Komi të Federatës Ruse, janë shndërruar në qyteza fantazmë, ndërsa të kapluar nga bora dhe akulli mahnisin me pamjen.

Vorkuta ishte një ndër qytetet më të rëndësishme në fushën e minierës gjatë periudhës së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

Ndërsa pas shpërbërjes së BRSS-së zonat e qytetit Vorkuta filluan të përjetojnë ditë të vështira në fushën e minierës.

Gjithashtu edhe moti jashtëzakonisht i ftohtë në rajon me temperatura deri në -50 gradë dhe papunësia kanë shkaktuar migrim.

Migrimi që ndodh gati çdo vit, pas vitit 2013 disa vendbanime i ka shndërruar në qyteza fantazmë.

Në rajonin Sementnozavodsky, në largësi prej 19 kilometrash nga qendra e qytetit Vorkuta, sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme të apartamenteve të braktisura, dyshemetë, shkallët dhe kutitë e postës, ishin të mbuluara me akull.

Gjithashtu edhe makinat në një kantier në largësi prej 5 kilometrash nga Vorkuta, u mbuluan me borë. /oranews/

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e