[There are no radio stations in the database]
Takim mes Myftiut Tërnava dhe Liderëve Politikë të Kosovës për Çështje të Rëndësishme të Vendit

Takim mes Myftiut Tërnava dhe Liderëve Politikë të Kosovës për Çështje të Rëndësishme të Vendit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli.
Myftiu Tërnava u uroi mirëseardhje mysafirëve në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke shprehur kështu mirënjohje dhe falënderime për interesimin e kryetarëve për shëndetin e tij. Ai tha se tanimë falë Zotit gëzon shëndet të plotë, dhe se ai dhe institucioni që ai drejton janë të gatshëm që edhe më tej të vazhdojnë punën dhe kontributin e tyre për një mirëqenie për të gjithë pa dallim.
Nga ana e tyre, kryetarët Haradinaj dhe Pacolli, falënderuan Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët për pritjen, duke u shprehur kështu të lumtur për shëndetin e Myftiut.
Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe një sërë temash të ndryshme të rëndësishme për vendin tonë.

[There are no radio stations in the database]