[There are no radio stations in the database]

Sulmon babain dhe i merr 70 euro, arrestohet 30-vjeçari në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në rrugën “Enver Maloku” në Fushë Kosovë, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja, siç merr vesh Sinjali nga burimet ka ndodhur më 8 dhjetor 2025 rreth orës 17:00, kur Policia është njoftuar se një person kishte sulmuar babain e tij.

Sipas të dhënave nga strukturat e afërta me hetimin, viktima A.H. ka deklaruar se djali i tij, P.H. e kishte sulmuar duke ia hedhur një pjatë, e kishte shtyrë dhe më pas i kishte marrë xhupin në të cilin ndodheshin rreth 70 euro.

Viktima ka treguar se i biri shpesh bëhet agresiv pasi kërkon para dhe dyshohet se mund të jetë nën ndikimin e substancave narkotike.

Njësitë policore kanë tentuar të gjejnë të dyshuarin, por ai nuk ishte i qasshëm dhe nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa Prokurori i dhunës në familje ka autorizuar inicimin e rastit.


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]