[There are no radio stations in the database]

Sot mbahet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të zhvillohet seanca për sulmin në Ibër-Lepenc, ku do të paraqiten të akuzuarit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq.

Seanca gjyqësore është planifikuar të fillojë në orën 09:30.

Kujtojmë që sulmi i ndodhur më 29 nëntor 2024, kishte ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


[There are no radio stations in the database]