[There are no radio stations in the database]

SI E SIGURON XHENETIN?

Nëse e ruan veten dhe gjymtyrët e tua prej haramit, e ke premtimin se do ta sigurosh Xhenetin! Ai që ta premtoi është Pejgamberi, alejhi selam, i cili nuk fol nga hamendja, por fjalët e tij burojnë nga shpallja.

E ti, vallë, mos kërkon gjë më të shtrenjtë se Xhenetin? Pyete dijetarin, i cili kohën e harxhon në kërkimin e dijes dhe në mësimdhënie! Pyete asketin, i cili kohën ia kushton adhurimit të Allahut! Pyete luftëtarin në rrugën e Allahut, i cili veten e sakrifikon në rrugën e Allahut! Pyete atë, i cili e flijon veten për të arritur deri tek e vërteta dhe te mposhtja e së pavërtetës! Pyete thirrësin në fe, i cili përjeton vështirësi pas vështirësie në rrugën e davetit!

Pyeti ata të gjithë se përse bëjnë ashtu. Beso se pa asnjë pikë dyshimi të gjithë do të përgjigjen njëzëri: sepse e duam Xhenetin. Të gjithë që e kanë marrë rrugën drejt Allahut, pavarësisht llojllojshmërisë së rrugëve, dëshirën dhe synimin e kanë të njëjtë.

Andaj, shpejto të marrësh shpërblimin dhe premtimin profetik, por fillimisht ruaji gjymtyrët prej haramit: “Kush garanton (se do t’i ruajë prej haramit) atë që ka mes dy nofullave (gojën) dhe mes dy këmbëve (organin), unë ia garantoj atij Xhenetin.”[1]

[1] Buhariu (6474), Tirmidhiu (2410).

 

Dr. Muhamed ed Duvejshi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Pjesë nga libri: “SI TË BALLAFAQOHESH ME EPSHIN” – i përkthyer në gjuhën shqipe)

 


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]