Rtv Pendimi

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” shënon 12 vjetorin e themelimit, dhuron 149 shtëpi.

Shoqata bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” këtë vit shënon 12 vjetorin e themelimit dhe për nder të kësaj ka organizuar një ceremoni në të cilën janë dhuruar 148 shtëpi dhe 1 banesë, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë fytyra të ndryshme publike.
Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i shoqatës humanisti hoxhë Halil Kastrati në postimin e tij në facebook i cili thotë :
“Përvjetoret e organizatave shënojnë kontributet dhe projektet e realizuara, Ne si Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit me rastin e shënimit të 12 vjetorit të shoqatës tonë, para shumë mysafirëve dhe dashamirëve të shoqatës tonë në hapësirat e shtëpisë së të moshuarve, prezantuam dhurimin e 148 shtëpive dhe 1 banesë ( Gjithësej 149 )si dhe projektet e shumta që do të realizohem në të ardhmen.

Manifestimi dhe shënimi i kësaj date sa na bënë krenar po aq edhe më shumë përgjegjës dhe vigjil.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH