Shefi i OKB-së dhe ministri i Jashtëm turk diskutojnë Ukrainën dhe zhvillimet rajonale

Shefi i OKB-së dhe ministri i Jashtëm turk diskutojnë Ukrainën dhe zhvillimet rajonale

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në New York, tha në një deklaratë zyra e shefit të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sekretari i Përgjithshëm shprehu vlerësimin për mbështetjen e Turqisë për multilateralizmin dhe kontributet në Kombet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Guterres dhe Çavuşoğlu shkëmbyen mendime edhe për luftën në Ukrainë dhe zhvillime të tjera rajonale.

“Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet në lidhje me Sirinë, Libinë, Afganistanin si dhe Qipron”, thuhet në deklaratë.

Cavusoglu është në New York për të marrë pjesë në takimin ministror “Thirrja për Veprim për Sigurinë Ushqimore Globale” që do të organizohet nga homologu i tij amerikan Antony Blinken dhe do të zhvillojë takime dypalëshe.