RTV PENDIMI

Lajme

SHBA: një vendim që gratë muslimane me hixhab mund të punojnë si oficere policie

Gratë muslimane të veshura me shami në qytetin Newark, New Jersey, tani do të jenë në gjendje të punojnë si gra police.

Gratë myslimane që punojnë në polici nuk do të ndalohen më të mbajnë hixhabin si pjesë e një uniforme policie.

Shefi i Sigurisë Publike të Newark-ut, Brian O’Hara u tha gazetarëve se ata respektojnë të gjitha fetë.

“Ky vendim do të na ndihmojë të tregojmë vizualisht publikut se ne respektojmë ndjenjat fetare dhe fenë e të gjithë njerëzve,” tha O’Hara.

Kryebashkiaku Ras Baraka kujtoi se Departamenti i Policisë Newark ishte i pari në shtet që lejoi myslimanët dhe sikët të rritnin mjekra në përputhje me bindjet e tyre.

Vendimi për të lejuar gratë myslimane të mbuluara të punojnë si oficerë policie në qytet u mor me kërkesën e një gruaje muslimane që punonte në forcën e policisë Newark. /tesheshi/

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e