[There are no radio stations in the database]

Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të organizohet në Tiranë

Në vitin 2027 në Tiranë do të organizohet Samiti i NATO-s, ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Anadolu.

“Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale, pas samitit që u mbajt në Hagë të Holandës.

Delegacioni zyrtar i Shqipërisë në Samitin e NATO-s në Hagë u kryesua nga kryeministri Rama.

Edhe më parë Rama ka njoftuar se Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027.

Udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s u mblodhën në Hagë më 24-25 qershor për një samit kritik të dominuar nga debatet mbi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe kërkesën e Ukrainës për anëtarësim.


[There are no radio stations in the database]