PSE KA VDEKUR “DETI I VDEKUR”?!

Fëmija i vogël ishte duke e shfletuar atlasin e botës dhe vëmendjen ia tërhoqi një emër i një deti i quajtur si “Deti i Vdekur”! Pa menduar fare, prindit të vet i tha: Pse ka vdekur deti? Kush e ka mbyt?

Prindi i tij buzëqeshi dhe të birit i tha: Deti i Vdekur gjendet me një ultësirë, apo është pika më e ulët e Tokës, ku në të derdhen ujërat e shiut dhe të lumenjve. Ngaqë deti ndodhet në një pikë kaq të ulët, uji i tij nuk ka ku të derdhet, prandaj mundet të largohet vetëm me anë të avullimit, dhe për këtë shkak, në të është rritur niveli i kripës dhe janë përqendruar kripërat dhe mineralet, e kjo gjë, në të e mbyti jetesën e krijesave të detit! Peshku nuk mund të jeton në të, e as njeriu të pinë nga ai ujë!

Kështu që atë e mbyti egoizmi, ai vetëm se merr dhe nuk jep gjë!

———————————————

Mësim për meditim:

Disa zemra janë si Deti i Vdekur, të tjerëve nuk ju japin gjë, prandaj në to, nuk jetojnë ndjenjat e dashurisë dhe mirësisë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU