885699_863957606993810_7813799352029546859_o-1000x600

PSE FRIKOHESH NGA VDEKJA?

Një burrë e pyeti një detar:

– Ku ndërroi jetë prindi yt?

– Në det, – u përgjigj detari.

– E gjyshi yt ku vdiq? – e pyeti.

– Në det, – tha përsëri.

Burri mbeti i habitur dhe me zë të lartë i tha:

– Edhe përkundër asaj se ata vdiqën në det, ti prapë hipë në anije dhe ecë nëpër det?!

Detari i buzëqeshi dhe i tha:

– E ty ore, ku të vdiq prindi?

– Në shtrat.

-E gjyshi?

-Njëjtë, në shtrat, – u përgjigj.

Detari u kthye në drejtim të detit dhe i tha:

– Edhe ti prapë fle në shtrat, duke e ditur se ata ndërruan jetë aty?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU