
Protesta e OVL-UÇK-së në Tiranë, Gucati: Mbi 60 autobusë nisen nga Kosova
Mbi 60 autobusë me qytetarë do të nisen nga Kosova drejtë Tiranës për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar më 17 tetor nga ora 17:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në këtë protestë pritet të jetë pjesëmarrës edhe kryeministrin i Shqipërisë, Edi Rama.
Kështu deklaroi në një konferencë për medie, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i cili tha se përgatitjet për këtë protestë kanë shkuar edhe më mirë sesa ishte menduar.
Gucati theksoi se protesta po organizohet kundër padrejtësive në procesin gjyqësor në Hagë, kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Ne kemi gjetur mbështetje shumë të madhe nga qytetarët e Shqipërisë, nga institucionet shqiptare nga qeveria. Protesta ka karakter gjithmonë jo kundër gjykatës, jo kundër drejtësisë, por kur padrejtësisë që po ndodh në Hagë tash e 5 vite….Ne veç jemi në përfundim të organizimit na kanë mbetur edhe dy ditë të premten veçse do të mbahet protesta çdo gjë ka shkuar në atë nivelin se ka shkuar edhe më mirë sesa kemi menduar ne…07’09 Mendoj se numri i qytetarëve do të jetë bukur i madh që vetëm nga Kosova i kemi mbi 60 autobusë të konfirmuar nga shoqatat nga tri shoqatat që ne jemi duke organizuar duke falënderuar kryetarët e komunave që na kanë mundësuar transportin”, theksoi ai.
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se kjo protestë ka gjetur mbështetje dhe nga partitë politike në vend si PDK dhe AAK.
“Na kanë mbetur edhe dy ditë deri në protestë, të premten do të mbahet protesta. Në Kosovë kanë dal në mbështetje shumica e partive politike, PDK, AAK dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama…. Ne kemi mbështetje të madhe nga qytetarët, sidomos nga qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Preshevë dhe Bujanoc…. E kemi të konfirmuar që kryeministri, Edi Rama do të merr në protestë, jemi duke prit sot ose nesër na lajmëron edhe për fjalim. Nuk besoj që do të refuzoj fjalimin të paktën krejt varet nga agjenda e tij”, tha ai.
Në këtë protestë pritet të marrë fjalën ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përfaqësues nga OVL-UÇK.
Kujtojmë që diaspora shqiptare e mbështetur nga shqiptarë kudo nga Kosova e vende të ndryshme kanë protestuar në Hagë më 14 shtator të këtij viti.