RTV PENDIMI

Lajme

Prishtinë, tubim në solidarizim me popullin ukrainas

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe atyre të organizatave joqeveritare kanë organizuar një aktivitet solidarizimi me popullin e Ukrainës për shkak të luftës që po ndodhë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Të veshur me ngjyra të flamurit të Ukrainës dhe pankarta me mesazhe mbështetëse për Ukrainën në duar, qindra qytetarë u bashkuan në tubimin që filloi nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, për të vazhduar me marsh deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Këtij marshi, iu bashkua edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se luftimet në Ukrainë, ia kujtojnë Kosovës plagët e së kaluarës.

“Natyrisht që ajo çfarë po e përjeton populli i Ukrainës në këto momente, na rikthen kujtimet e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetar të Kosovës gjatë viteve të 90-ta nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Prandaj, edhe i jemi bashkuar botës demokratike, aleatëve tanë, jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por në të njëjtën kohë për të kërkuar përgjegjësi për krimet që po i kryen krimineli i luftës, diktatori Putin”, tha Osmani.

Nga shoqëria civile, Dajana Berisha, drejtoreshë në Forumin për Iniciativa Qytetare, tha se protesta u organizua për të treguar solidaritet dhe mbështetje për popullin ukrainas dhe për të treguar pozicionimin e Kosovës me vendet perëndimore.

“Jemi këtu për t’u përcaktuar për pozicionin tonë me vlerat mbarë-perëndimore në momentet mjaft të vështira që po i kalon populli i Ukrainës, si rrjedhojë e invazionit dhe agresionit të Federatës Ruse. Njëkohësisht jemi për t’u përcaktuar këtu, se jemi pro vlerave demokratike, zhvillimore dhe jo atyre autokratike”, tha Berisha.

Me mesazhet “Paqe për Ukrainën”, “Bashkëndjejmë me gratë e Ukrainës”, “Qëndro e fortë Ukrainë”, qytetarët kërkuan ndaljen e luftës dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e