
Presidentja Osmani: Evropa nuk është një ëndërr e largët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Evropa nuk është një ëndërr e largët, por është vetë identiteti i Kosovës, transmeton Anadolu.
Presidentja Osmani mbajti një fjalim në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Evropës nga Fondacioni Panevropian “Coudenhove-Kalergi” në Vjenë, të cilën ajo e konsideroi si “një nder kushtuar sakrificës, qëndresës dhe vizionit të popullit kosovar për të ardhmen e tij të pakthyeshme evropiane”.
Osmani theksoi se dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
“Ky është një nderim për Republikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri”, theksoi Osmani ndër tjerash në fjalimin e saj.