
Policia e Kosovës hap konkurs për 157 pozita
Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për gradimin në pozitën Toger, duke hapur gjithsej 157 vende për zyrtarët policorë që plotësojnë kriteret e parapara.
Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë zyrtarët që kanë së paku dy vite në gradën Rreshter, si dhe zyrtarët me gradën Polic i Lartë që posedojnë minimumi 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës.
Afati për aplikim është i hapur deri më 12 qershor 2026.