Rtv Pendimi

Plenkoviq: Me Kosovën kemi raporte të shkëlqyera, duam ta ndihmojmë në rrugën drejt BE-së

Plenkoviq: Me Kosovën kemi raporte të shkëlqyera, duam ta ndihmojmë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka qëndruar të hënën për vizitë në Kosovë, ndërsa theksoi se Kroacia do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe afirmimit të mëtejmë ndërkombëtarë.

Plenkoviq në një postim në Facebook bën të ditur se ka vizituar komunitetin kroat në Janjevë, për të cilët thekson se janë diaspora më e vjetër kroate në botë.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Ishte kënaqësi takimi në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për të konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.Ne duam të ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe afirmimit të mëtejshëm ndërkombëtar.Biseduam edhe me përfaqësues të kompanive të Kroacisë për mundësitë për bashkëpunim më të fortë ekonomik.Në Janjevë vizituam një komunitet të vogël kroat, diasporën më të vjetër kroate në botë.Po ashtu falënderuam anëtarët e OSRH për përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Kosovë në kuadër të KFOR-it”.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH