FB_IMG_1710107140806

Për nder të muajit Ramazan ndriçohet një pjesë e Prishtinës

Kjo pamje e bukur e qytetit të Prishtinës do t’ju shoqëroj gjatë gjithë muajit Ramazan.
Ky është viti i dytë që falë bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës me komunën e Prishtinës dhe donatorë, pjesa e vjetër e Prishtinës po stoliset për nder të muajit të Ramazanit.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, edhe sonte bashkërisht ishin prezent në ndezjen e dritave duke lajmruar për fillimin e këtij muaji të begatë.

Myftiu Tërnava tha se kjo është një nismë e mirë, e cila do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme. Ai falënderoi Komunën e Prishtinës për mbështjetjen në realizimin e këtij projekti.

Duke parë që numri i vizitorëve nga vende të ndryshme të botës po rritet çdo vit, Myftiu bëri me dije se shumë shpejtë do të angzhohet një ciceron për t’i orientuar ata dhe informuar lidhur me historikun e këtyre xhamive.

Kryetari Rama tha se me ndriçimin e kësaj pjesë të Prishtinës është krijuar një ambient i këndshëm për qytetarë e turistë të ndryshëm. Ai po ashtu foli për karakteristikat e xhamisë së gurit që e bëjnë të veçantë dhe unike nga xhamitë e tjera në Evropë dhe botë.

Për të parë nga afër atmosferën nga ndezja e dritave ishin prezent një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.