RTV PENDIMI

Lajme

Paundi britanik bie në nivelin më të ulët në 37 vite kundrejt dollarit amerikan

Sterlina britanike ra në nivelin e saj më të ulët ndaj dollarit amerikan që nga viti 1985, mes një parashikimi të dobët ekonomik dhe rritjes së dollarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Paundi ra në 1,14 dollarë të sot pasdite, niveli më i ulët në 37 vjet.

Paundi britanik ka humbur vlerë më shumë se 15 për qind kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i këtij viti, pasi vendi po përballet me rritjen e inflacionit dhe faturat e larta të energjisë.

Ndërkohë, pasiguria politike u përmirësua pasi Liz Truss fitoi garën në Partinë Konservatore dhe u bë kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar.

Truss pritet të shpallë një paketë të madhe mbështetjeje të enjten për të trajtuar kostot në rritje të energjisë, e cila përfshin 130 miliardë paund për ngrirjen e faturave shtëpiake.

Sipas të dhënave më të fundit, inflacioni vjetor i konsumatorit në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në dyshifrorë për herë të parë në 40 vjet, duke arritur në 10,1% në korrik.

Në gusht, Banka e Anglisë rriti normat e interesit me 50 pikë bazë në 1,75 për qind, rritja më e madhe në 27 vjet.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e