Pakistanezi udhëton 50 ditë me motoçikletë për të kryer Umren

Pakistanezi udhëton 50 ditë me motoçikletë për të kryer Umren

Motoçiklisti dhe vlogeri pakistanez Abrar Hassan ka udhëtuar në më shumë se 18 vende, 12 prej të cilave ai ka udhëtuar me motoçikletë për të përmbushur ëndrrën e tij, vozitja me motoçikletë në Arabinë Saudite për të kryer Umren.

Aventurën e tij Hasani e filloi më 9 shkurt kur u largua nga vendlindja e tij Nankana Sahib në provincën Punjab të Pakistanit. Pasi kaloi tre kontinente dhe voziti për 50 ditë, ai më në fund shkeli në Medine më 27 mars. Më pas ai vazhdoi udhëtimin e tij për në Mekë, ku kreu Umren.

Duke folur në një video-mesazh nga Medina për Arab News, Hassan tha se udhëtimi në Arabinë Saudite me motoçikletë ishte ëndrra e tij, prandaj ai është i lumtur që më në fund iu realizua këtë vit. Ai tha se i pëlqen çdo moment gjatë aventurës së tij.

Hassan shprehu mirënjohjen e tij për popullin e Arabisë Saudite, të cilët i kanë dhënë dashuri dhe pritje të ngrohtë.
Hassan, i cili punon si inxhinier mekanik në një kompani gjermane të automobilave, tha se të jesh në gjendje të kalosh kufij të ndryshëm dhe të takosh kaq shumë njerëz gjatë rrugës ishte një përvojë fantastike. Por, bekimi më i madh për të ishte arritja në Medine disa ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, gjë që i mundësoi agjërimin e parë të vitit në qytetin e shenjtë.

Hassan shprehu mirënjohje për popullin e Arabisë Saudite, të cilët i kanë dhuruar dashuri dhe pritje të ngrohtë. Ai tregoi se sapo mbërriti në Saudi, një grup grash që shisnin çaj e përshëndetën ngrohtësisht; nuk i morën para pasi kuptuan se ai kishte udhëtuar nga Pakistani me motoçikletë për të kryer umren. Ata thanë se ai ishte “mysafiri” i tyre.

Përvoja e paharrueshme e Hassanit me këto gra më pas u bë virale në internet dhe bëri që shumë njerëz në Saudi ta njihnin atë. Ai tha se shumë njerëz e përshëndesin gjithmonë me dashamirësi.

Mbështetja dhe dashuria ndaj Hassanit ia zgjatën qëndrimin e tij në Saudi për t’i eksploruar qytetet tjera. Ai zbuloi se kishte udhëtuar në Medine, Mekë dhe Riad dhe kishte planifikuar të vizitonte së shpejti Xhidden, Abhan, Al-Bahah, Jazan dhe Al Ulan pranë kufirit me Jordaninë.