Rtv Pendimi

Organizata “Avrupa Yetim Eli” zhvillon programin e synetit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut

Organizata “Avrupa Yetim Eli” zhvillon programin e synetit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut

Në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, organizata ndërkombëtare e ndihmës “Avrupa Yetim Eli” zhvilloi programin e synetit të fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e organizuar në fshatin Lagjja e re të Strumicës nën koordinimin e Fondacionit “Yetimler” nga Turqia, İHO EBRAR nga Evropa dhe “Dost Eli” nga Maqedonia e Veriut, morën pjesë fëmijët për t’u bërë synet dhe familjet e tyre.

Kryetari i përgjithshëm i Fondacionit “Yetimler”, Fikri Karavil në një deklaratë për AA tha se në Maqedoninë e Veriut do të bëjnë synet rreth 300 fëmijë.

Ai tha se Fondacioni “Yetimler” ka punime të ndihmës në Afrikë, Jemen dhe Palestinë. “Sigurisht që në të njëjtën kohë ka punime edhe në shumë qytete të Turqisë. Kemi punime kryesisht në Afrikë. Nëpërmjet Turqisë kemi 75-80 për qind të punimeve tona. Por, përveç kësaj kryejmë edhe organizime të tilla. Nuk kemi qëndruar indiferent as në kohën e persekutimit të refugjatëve në Arakan. Nuk mund të injorojmë dhe të qëndrojmë të paanshëm ndaj situatës së pashpresë, urisë që është e pranishme në Afrikë. Shumica e punimeve tona janë për fëmijët jetimë në Turqi. Kemi punime vetëm në lidhje me jetimët”, tha Karavil.

Duke vënë në dukje se japin ndihma rregullisht çdo muaj për rreth 2.500 fëmijë jetimë në Turqi, Karavil theksoi se në dimër japin periodikisht ndihma lidhur me arsimin nëpërmjet fushatës “një palë çizme, një xhup”.

“Edhe një pjesë e madhe e aktiviteteve jashtë vendit janë për jetimët. Në Maqedoninë e Veriut do të bëjmë synet jetimët dhe fëmijët në nevojë”, tha Karavil.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH