Rtv Pendimi

OKB: 18 milionë njerëz në rrezikun e pasigurisë ushqimore në rajonin Sahel të Afrikës

OKB: 18 milionë njerëz në rrezikun e pasigurisë ushqimore në rajonin Sahel të Afrikës

OKB-ja paralajmëroi se rreth 18 milionë njerëz në vendet në rajonin Sahel të Afrikës mund të përballen me probleme të pasigurisë ushqimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Jens Laerke në një konferencë për media në selinë e OKB-së në Gjenevë foli për problemin e ushqimit dhe të ushqyerit në vendet e Sahelit në Afrikë.

Laerke nënvizoi se nëse nuk merren masat e nevojshme, pasiguria ushqimore në rritje në vendet e Sahelit mund të prekë rreth 18 milionë njerëz brenda 3 muajve.

“Aktualisht në rajon 1.8 milionë fëmijë janë të kequshqyer”, tha Laerke shtuar se “Pritet që 7.7 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeç të ballafaqohen me problemin e kequshqyerjes”.

Ai theksoi se situata në vendet e rajonit si Burkina Faso, Çad dhe Niger ka arritur në pika shqetësuese. “Në pikën e arritur, shkaktarë janë dhuna, pasiguria, varfëria dhe çmimet e ushqimeve që janë rritur në nivele rekord”, tha Laerke.

“Për të përballuar problemin e pasigurisë ushqimore në vendet e rajonit, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka nevojë për një ndihmë në vlerë prej 30 milionë dollarë shtesë”, tha ai duke shtuar se nevojiten 6 milionë dollarë amerikan për Burkina Fason dhe nga 8 milionë dollarë për Çadin, Malin dhe Nigerin.

Laerke deklaroi se thirrjet për ndihma të iniciuara për rajonin e Sahelit këtë vit arritën në 3.8 miliardë dollarë dhe rikujtoi se deri më tani kanë mundur të mbledhin si donacione vetëm 12 për qind të shumës së nevojshme.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH