Rtv Pendimi

Nigeri, të paktën 190 fëmijë humbën jetën këtë vit nga epidemia e fruthit

Nigeri, të paktën 190 fëmijë humbën jetën këtë vit nga epidemia e fruthit

Në Nigeri këtë vit të paktën 190 fëmijë humbën jetën nga epidemia e fruthit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), Dr. Ifedayo Adetifa në konferencën javore për media deklaroi se epidemia e fruthit është përhapur në 36 provinca si dhe në kryeqytetin Abuja.

Duke theksuar se epidemia është aktive në 40 rajone të këtyre provincave, Adetifa tha se që nga janari të paktën 190 fëmijë kanë humbur jetën nga epidemia.

Ai tha se deri më tani janë zbuluar 18.577 raste të fruthit në të gjithë vendin. “Ne vazhdojmë të mbështesim ndërhyrjet e shtetit kundër epidemisë së fruthit”, tha Adetifa.

Fruthi, i cili fillon me ethe, dobësi, kollë, rrufë, skuqje të syve, mund të shkaktojë infeksion të veshit, diarre, pneumoni dhe dëmtime të trurit si dhe vdekje.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH