[There are no radio stations in the database]

Në veri të Mitrovicës gjenden eshtra të mundshme të viktimave të luftës

Të martën, në veri të Mitrovicës, qytetarë dhe punonjës të mirëmbajtjes së varrezave kanë hasur në eshtra (mbetje mortore), që potencialisht mund t’u përkasin viktimave të luftës.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, përmes një postimi në Facebook.

Siç thuhet në njoftim, informacioni është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës dhe, pas verifikimit fillestar e konstatimit nga eksperti mjeko-ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqjen e mbetjeve mortore.

“Sot, më 28 tetor 2025, qytetarë dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave, në veri të Mitrovicës, kanë hasur në eshtra (mbetje mortore) që potencialisht mund t’iu përkasin viktimave të luftës. Informacioni është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës. Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar, dhe pas konstatimit nga eksperti mjeko ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje”, bëhet e ditur në njoftim.


[There are no radio stations in the database]