465133C7-3376-4CD8-8DDC-BD194E487B22

Në ndërtesat e BE-së dhe NATO-s fiken dritat për solidaritet me Ukrainën

Në ndërtesat që i përkasin Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, janë fikur dritat për solidaritet me popullin e ukrainas për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike të shkaktuar si pasojë e dëmtimit të infrastrukturës nga sulmet e Rusisë në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Krahas institucioneve të BE-së të tilla si Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian, në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, dritat janë fikur edhe në Selinë e NATO-s.

Në një deklaratë nga Komisioni Evropian thuhet se “Rusia ka lënë në të ftohtë dhe errësirë 10 milionë ukrainas”.

Kundër ndërprerjeve elektrike BE-ja ka ofruar mbështetje duke dërguar qindra gjeneratorë në Ukrainë, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje edhe mbështetja për fushatën e filluar për sigurimin e gjeneratorëve për Ukrainën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se Rusia ka sulmuar infrastrukturën për të lënë Ukrainën në errësirë dhe tha se i janë përgjigjur thirrjes për solidaritet të Presidenti të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ndërsa në një deklaratë nga NATO, theksohet se është ofruar mbështetje ndaj iniciativës së filluar për sigurimin e gjeneratorëve për spitalet në Ukrainë dhe për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj këtij vendi.

Populli i Ukrainës po jeton në kushte shumë të vështira për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës, thuhet në deklaratën ku informohet se aleatët e NATO-s kanë kryer ndihma të ndryshme ndaj Ukrainës, përfshirë gjeneratorë, karburant, veshje dimërore dhe pajisje të nevojshme për riparimin e rrjetit elektrik.