[There are no radio stations in the database]

Në Maqedoninë e Veriut shënohet Nata e Beratit

Me një program të organizuar në Xhaminë e Sahatit në Gostivar, është shënuar Nata e Beratit, e cila konsiderohet si natë lajmëruese për ardhjen e muajit të Ramazanit.

Programi u mbajt pas namazit të jacisë në organizim nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) – Myftinia e Gostivarit dhe Dijaneti i Türkiyes, me pjesëmarrje të besimtarëve të shumtë dhe personaliteteve të ndryshme, përfshirë kryetarin e BFI-së, Shaqir Fetahu, ambasadorin e Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, si dhe këshilltarin për çështje fetare pranë ambasadës turke, Mustafa Bodur.

Gjatë programit u lexuan pjesë nga Kurani Famëlartë dhe lutje, si dhe u interpretuan ilahi.


[There are no radio stations in the database]