
Ndërroi jetë imami veteran i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Mulla Jusuf ef. Elezaj
Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi
Me dhimbje të thellë njoftojmë opinionin e gjerë se më 14 tetor 2025 (e martë) ka ndërruar jetë imami veteran i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Mulla Jusuf ef. Elezaj.
Xhenazja e të ndjerit do të falet të enjten, më 16 tetor 2025, në ora 14:00, në varrezat e qytetit – Gjakovë.
Ngushëllimet më të përzemërta për familjen, miqtë, nxënësit, ish-xhematin dhe të gjithë komunitetin!
Biografi e shkurtër
Mulla Jusuf ef. Elezaj u lind më 10 prill 1951 në fshatin Staradran të Istogut, me prejardhje nga fshati Haxhaj i Rugovës së Pejës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 1966 vijoi Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë (gjenerata e VI). Pas saj, studioi në Universitetin “Al-Az’har” në Kajro, në drejtimin e Sheriatit.
Kontributi profesional:
– Më 18 maj 1985 u emërua imam, hatib dhe mualim në xhaminë Hamam në Pejë.
– Në vitin 1986 u transferua në xhaminë Sofë në Gjakovë dhe gjatë rindërtimit të saj shërbeu në xhaminë Sefë, e më pas në Hadum, për t’u kthyer më vonë në Xhaminë e Kuqe në Pejë.
– Pas luftës, shërbeu në xhaminë Mulla Jusuf në Gjakovë deri në pensionim më 2016.
– Edhe pas pensionimit, vazhdoi si hatib në Lipovec (2016–2020), dhe deri në vdekje në xhaminë e Mulliqit.
Funksione të tjera:
– Referent arsimoro-fetar në KBI Gjakovë (1987–1995).
– Kryetar dhe arkatar i Këshillit të Shoqatës së Ulemave – KBI Gjakovë.
– Delegat në Kuvendin e Shoqatës së Ulemave të Kosovës.
– Anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
E lusim Allahun që ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pakufishme dhe ta bëjë prej atyre që priten me fjalët: