RTV PENDIMI

Lajme

Myftiu Tërnava takoi ministrin sudanez për Çështje Fetare dhe Vakëfe

Gjatë qëndrimit në Egjipt, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, takoi ministrin sudanez të Çështjeve Fetare dhe Vakëfeve, prof. dr. Nasiruddin al Mufrih-un.

Myftiu Tërnava e njohu ministrin sudanez për organizimin e jetës fetare në Kosovë, për sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, e sidomos për zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Kosovë nga paslufta dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Ministri Nasiruddin al Mufrihu, ftoi Myftiun Tërnava që ta vizitojë Sudanin dhe të marrë pjesë në Konferencën e Ministrisë që ai drejton, e që do të mbahet në tetor të këtij viti në Khartoum të Sudanit.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e