RTV PENDIMI

Lajme

Myftiu Tërnava mori pjesë në takimin e myftinjve në EBA

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka përfaqësuar sot kontinentin evropian në takimin e myftinjve, i cili është organizuar me ftesë të kryetarit të Këshillit të Fetvave të EBA-së, njëherësh kryetar i Forumit për Promovimin e Paqes në Botë, shejh Abdullah bin Beja.

Në këtë takim morën pjesë myftinj nga shumë vende të botës, siç janë myftiu i Jordanisë, dr. Abdul Kerim Hadavine, këshilltari i presidentit egjiptian për Çështje Fetare, dr. Usame al-Azhari, myftiu i madh i Indisë, Ebu Bekër Ahmad, myftiu i Zinxhibarit, Salih Omer Kaabi, sekretari i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut, dr. Kutub Mustafa Sano, si dhe myftinjtë e Bangladeshit, Guinesë, Bregut të Fildishit dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Fetvasë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryetari Abdullah bin Beja, fillimisht iu dëshiroi mirëseardhje pjesëmarrësve në këtë takim, si dhe para tyre paraqiti një pasqyrë të veprimtarisë së Këshillit të Fetvave të EBA-së, si institucioni më i lartë dhe përgjegjës për çështjet e fetvave në këtë vend. Ai gjithashtu i njohu të pranishmit edhe për metodologjinë dhe veprimtarinë e nxjerrjes së fetvave në këtë shtet. Kryetari Beja theksoi sfidat e institucionit të fetvave dhe nevojën për një koordinim ndërmjet institucioneve të fetvave në nivelin global. Ai vuri në pah rëndësinë e saktësimit dhe respektimit të rrethit shoqëror dhe kohor për fetva.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth rëndësisë së luftimit të çdo lloj ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi, që fatkeqësisht dhe padrejtësisht sot i mveshet Islamit.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e