Një paciente ruse u shërua nga kanceri i gjirit pas trajtimit nga mjekët turq.
Pasi u diagnostikua me kancer në fazën e katërt, Nadejda Bulatova vendosi të kërkonte trajtim në Turqi, që ka një reputacion për kujdesin shëndetësor të klasit të lartë.
Për të hequr tumorin, asaj iu tha se do të duhej t’i hiqet pjesë e gjoksit.
Për këtë, 52-vjeçarja kontaktoi kirurgun plastik Dr. Ömer Özkan nga Universiteti Akdeniz në provincën Antalya.
Ajo mbërriti në Antalya shtatë muaj më parë dhe u besoi mjekëve turq.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Bulatova tha se ishte e shqetësuar pasi u diagnostikua me kancer një vit më parë, por nuk i humbi shpresat.
“Jam shumë e lumtur që erdha në Turqi. U jam mirënjohëse mjekëve turq. I falënderoj që më ndihmuan të rifitoj shëndetin. Ndihem shumë mirë”, tha ajo.
Duke u shprehur e lumtur që kthehet shëndoshë e mirë në vendin e saj, Bulatova shtoi se familja e saj e pret me shumë emocion.
Duke folur për operacionin, mjeku Özkan tha: “Ishte një operacion i komplikuar. Ne ia hoqëm tumorin dhe ia zëvendësuam gjoksin. E ndihmuam me aq sa mundëm”.
Özkan gjithashtu tha se reputacioni i mjekëve turq po rritet ndërkombëtarisht dhe turizmi shëndetësor në vend ka arritur nivele të reja vitet e fundit.
“Njerëzit vijnë në vendin tonë për të rifituar shëndetin e tyre duke na besuar. Është shumë e rëndësishme për imazhin e vendit tonë dhe rikthimin ekonomik”, shtoi ai.